Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk njoftoi se 10 korridore evakuimi do të hapen të premten.
Korridoret përfshijnë rrugë për civilët që ikin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe nga rajoni i Luhanskut, që kanë qenë nën bombardime intensive.
Korridoret janë në rajonin lindor të Donetskut, në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, dhe në Luhansk./UBTNews/