Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar më shumë se 1 mijë tanke ruse, afërsisht 200 avionë rusë dhe pothuajse 2 mijë e 500 automjete të blinduara.
Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, tha Zelensky.
“Sigurisht, pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tone”, shtoi ai. “Por kjo luftë tashmë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa duhet të planifikojnë edhe më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë”.
Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj, në përkujtim të dorëzimit të Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore./UBTNews/