Forcat ushtarake ruse po shënjestërojnë dhjetëra zona civile, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës për Agjencinë e Lajmeve Reuters.
“Rusët thonë se nuk po sulmojnë objekte civile, por 33 zona civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, ka thënë Vadym Denysenko.
Forcat ruse kanë depërtuar në Kiev pasi avancuan nga veriu, lindja dhe jugu i Ukrainës që kur filloi pushtimi të enjten.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse janë tashmë në qytet, duke u bërë thirrje vendasve të luftojnë me kokteje molotovi./UBTNews/