Ukraina rrëzoi 24 nga 28 dronët sulmues të lëshuar gjatë natës nga Rusia, thanë forcat ajrore të vendit.
Dronët e prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi pjesë të Ukrainës qendrore, jugore dhe perëndimore, shtoi ai.
Të paktën dy të plagosur u raportuan në Kiev në sulmin e gjashtë të tillë në kryeqytet këtë muaj, shkruan SkyNews.
Vitali Klitschko, kryetari i komunës së Kievit, tha në Telegram se një dron kishte goditur një bllok banesash në lagjen Solomyanskyi, në jug të qendrës së qytetit, duke shkaktuar një zjarr në katet e sipërme që u vu shpejt nën kontroll.
Ukraina është bërë e aftë në përgjimin e dronëve të cilët vendosen nga Rusia pothuajse çdo ditë.
Shkalla e përgjimit është më e ulët për raketat, me Ukrainën që ka rrëzuar 1,600 nga afërsisht 7,400 të lëshuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit, ka thënë më parë ushtria e Kievit.