Ukraina sot herët përdori mbrojtjen e saj ajrore pasi Rusia nisi sulmet me dronë të prodhuar nga Irani, tha ushtria ukrainase në një postim në Telegram.
Autoritetet ukrainase thanë se 11 nga 14 dronët Shahed të lëshuar nga Rusia u rrëzuan, ndërsa shumica u shkatërruan pranë Kievit.
“Sulmi me dron u krye në të vërtetë në dy valë, i zgjatur sa më shumë që të ishte e mundur… Kjo është arsyeja pse alarmi i sulmit ajror natën në Kiev zgjati për 5 orë e gjysmë të gjata”, tha administrata ushtarake e qytetit të Kievit në një deklaratë.
Sipas Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, nuk janë raportuar viktima apo goditje kundër objekteve të infrastrukturës deri më tani./UBTNews/