UBT News

Ukraina rrëzoi ‘të gjithë’ 13 dronët në sulmin në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 13 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani që e kishin në shënjestër Kievin.

Rusia “filloi këtë mëngjes me 13 Shahedë… të 13 u rrëzuan nga sistemet tona të mbrojtjes ajrore ukrainase”, tha Zelensky përmes një video në rrjete sociale, duke iu referuar dronëve vetëvrasës të prodhuar nga Irani që Moska po i përdor në luftën e saj në Ukrainë.

Nuk raportohet për viktima./UBTNews/

Exit mobile version