Ukraina thotë se ka rrëzuar dy helikopterë rusë Ka-52 të hënën në distriktin Berislav të Khersonit vetëm brenda disa minutave. Kherson që ndodhet në Ukrainën jugore, është kryesisht i pushtuar nga forcat ruse.
Kjo tregon se Ukraina po bën përparim në rajon, ndërkohë që Rusia urdhëroi evakuimin e mijëra civilëve afër lumit Dnipro.
Moska pretendon se Kievi po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka dhe të përmbysë fshatrat përreth, por Ukraina e mohoi këtë./UBTNews/