Një zyrtar ukrainas tha se forcat ukrainase rrëzuan shumicën e 13 raketave që Rusia i hodhi në rajonin perëndimor të Lvivit të martën.
“Gjatë sulmit masiv të djeshëm në Ukrainë, 13 raketa armike fluturuan në rajonin tonë”, shkroi Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake të rajonit Lviv, në Telegram.
“Ishte një sulm me raketa nga avionët me rreze të gjatë që fluturonin nga lindja. Shumica e tyre u qëlluan nga ushtarët e Mbrojtjes Ajrore “Perëndim”, shtoi ai tutje.
Tri objekte të infrastrukturës energjetike u “dëmtuan në mënyrë kritike” si pasojë e sulmit, tha Kozytskyi dhe 700 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike. Një zyrtar në zyrën e presidentit ukrainas tha të mërkurën se furnizimi me energji është rikthyer rreth 95%./UBTNews/