Ukraina thotë se ka rrëzuar 44 nga rreth 50 raketa lundrimi që u lëshuan nga Rusia të hënën.
Kryeministri i vendit, Denys Shmyhal tha se raketat dhe dronët rusë goditën dhjetë rajone të Ukrainës dhe dëmtuan 18 objekte, shumica e të cilave janë objekte energjetike.
Përmes sulmeve Rusia goditi infrastrukturën kritike në Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike mëngjesin e sotëm.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kryen “sulme me armë me precizion të lartë ajror dhe me bazë detare me rreze të gjatë veprimi kundër komandës ushtarake dhe sistemeve energjetike të Ukrainës”./UBTNews/