Ukraina pretendon se ka rrëzuar 12 nga 13 dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani që Rusia lëshoi brenda natës.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë dje se më shumë se 300 dronë janë rrëzuar në total, nga qindra të lëshuara nga Rusia gjatë luftës në Ukrainë.
Irani i ka mohuar akuzat e tilla, por Ukraina pretendon se dronët janë përdorur në sulme të panumërta në infrastrukturën kritike gjatë javës së fundit./UBTNews/