UBT News

Ukraina: Rrëzimi i dronit është sinjal se Putini po përpiqet ta zgjerojë konfliktin

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë tha se incidenti që përfshiu një dron vëzhgues amerikan dhe një avion luftarak rus është sinjal se presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të zgjerojë zonën e konfliktit.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, shkroi në Twitter: “Incidenti me UAV-në amerikane MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjal i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”.

Ushtria amerikane njoftoi se një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi. Ndërsa Moska nga ana tjetër mohon të jetë përplasur avioni dhe shtoi se droni është rrëzuar pas “manovrave të mprehta”./UBTNews/

Exit mobile version