Rusia ka dërguar “deri në 1000” personel të mobilizuar në bregun perëndimor të lumit Dnipro në përpjekjen e saj për të mbrojtur qytetin e Khersonit, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook të premten.
“Ata janë vendosur në shtëpitë e banorëve vendas që janë larguar nga këto zona” thuhet në postim.
Rusia po përgatitet përpara një beteje për Khersonin, i cili shtrihet në bregun perëndimor të Dnipros.
Ministria e mbrojtjes e MB tha se kishte “mundësi” që “rezervistë të mobilizuar” të ishin dërguar për të përforcuar trupat ruse në bregun perëndimor./UBTNews/