UBT News

Ukraina rimerr territorin e pushtuar nga Rusia që nga viti 2014

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, Ukraina ka shumë gjasa që të rimarrë një zonë që është pushtuar nga forcat ruse që nga viti 2014.

“Forcat ajrore ukrainase kanë bërë përparime të vogla në lindje nga fshati Krasnohorivka, afër qytetit të Donetskut, i cili ndodhet në vijën e vjetër të kontrollit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ky është një prej rasteve të para që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022 që forcat ukrainase mund të arrijnë të rimarrin një zonë të territorit të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014”, thuhet tutje./UBTNews/

Exit mobile version