Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha në një deklaratë se kryeqyteti ukrainas “u vu nën zjarr” të shtunën në mëngjes.
“Shpërthimet ishin në lagjen Darnytsky në periferi të qytetit,” tha ai. “Aktualisht në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit dhe mjekët. Informacionet për viktimat janë duke u sqaruar”.
Disa banorë kanë filluar të kthehen në Kiev pas dështimit të një ofensive ruse të nisur nga veriu i Ukrainës. Klitschko u bëri thirrje banorëve të Kievit që të rimendojnë kthimin për momentin, duke thënë: “Unë ju kërkoj të përmbaheni nga kjo dhe të qëndroni në vende më të sigurta”.
Maksym Kozytskyy, guvernatori ushtarak i rajonit Lviv në Ukrainën perëndimore, tha të shtunën se “mbrojtja ajrore po funksiononte” gjatë një alarmi të sulmit ajror që filloi në 5:46 të mëngjesit me kohën lokale dhe zgjati deri në orën 7:02 të mëngjesit./UBTNews/