Politikanët ukrainas kanë paraqitur një projektligj që do të ndalonte aktivitetet e Kishës Ortodokse Ruse në territorin e Ukrainës.
Projektligji e konsideron të jashtëligjshme veprimtarinë e çdo organizate apo institucioni fetar, që është pjesë ose në çfarëdo mënyre përgjegjëse ndaj Kishës Ortodokse Ruse “për çështje kanonike, organizative dhe të tjera”, shkroi Partia e Solidaritetit Evropian në një postim në Telegram.
Partia tha se projektligji synon parandalimin e kërcënimeve për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe sigurimin e rendit, dhe e përshkroi “çlirimin e Ukrainës nga Kisha Ortodokse Ruse si një hap tjetër drejt Ukrainës së pavarur”./UBTNews/