Ukraina do të marrë këstin e parë prej 3 miliardë eurosh të një pakete mbështetjeje prej 18 miliardë euro nga Bashkimi Evropian këtë javë, tha kryeministri i Ukrainës.
Kryeministri Denys Shmyhal shkroi në Twitter: Ukraina dhe BE sapo kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për ofrimin e 18 miliardë eurove ndihmë makro-financiare.
“Ne presim të marrim një këst prej 3 miliardë eurosh këtë javë. Shumë faleminderit për Ursula von der Leyen dhe Valdis Dombrovskis. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në të ardhmen”./UBTNews/