Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka lëshuar 3 mijë raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
“Që nga sot, armiku tashmë ka lëshuar rreth 3 mijë raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një postim në Facebook të hënën. “Këto janë raketa lundrimi, raketa ajër-tokë, raketa operative-taktike (Tochka-U, Iskander), si dhe raketa Onyx të kompleksit bregdetar Bastion”.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Moska kohët e fundit ka filluar të përdorë më shumë predha të epokës sovjetike.
“Gjithnjë e më shumë, armiku po përdor raketa të vjetra sovjetike, si X-59, X-22, X-31 dhe të tjera, kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objekteve civile”, thuhet në postim. “Dhe në javët e fundit, armiku filloi të godasë objektivat tokësore me raketa anti-ajrore nga kompleksi S-300, qëllimi kryesor i të cilit është të shkatërrojë objektivat ajrore“./UBTNews/