UBT News

Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 20 mijë ushtarë rusë

Afër 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë deri më tani në Ukrainë, deklaroi ushtria ukrainase të premten.

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 163 avionë rusë, 144 helikopterë, 756 tanke, 1 mijë e 976 automjete të blinduara dhe 366 sisteme artilerie.

Së paku 1 mijë e 964 civilë janë vrarë dhe 2 mijë e 613 janë plagosur në Ukrainë qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, sipas të dhënave të OKB-së.

Mbi 4.73 milionë ukrainas janë larguar drejt vendeve tjera dhe mbi 7 milionë janë zhvendosur brenda vendit./UBTNews/

Exit mobile version