Si pasojë e një sulmi me dron, i cili filloi gjatë natës, u shkatërrua një depo municionesh në rajonin perëndimor rus të Tverit, tha një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) për CNN të mërkurën.
Dronët ukrainas shënjestruan deponë e ministrisë ruse të mbrojtjes në qytetin Toropets, e cila ruante sistemet e raketave taktike Iskander, sistemet e raketave taktike Tochka-U, bomba ajrore të drejtuara dhe municione artilerie, tha burimi.
Qeveria rajonale njoftoi se zjarret e mëdha shpërthyen si pasojë e mbeturinave e dronëve të zmbrapsur nga mbrojtja ajrore lokale. Guvernatori Igor Rudenya urdhëroi evakuimin e pjesshëm të asaj zone gjatë orëve të para të së mërkurës.
Monitoruesit e tërmeteve thonë se si pasojë e shpërthimeve nga sulmi me dron mund të jenë gjeneruar aktivitet sizmike. Ben Dando, një sizmolog në fondacionin norvegjez të kërkimit të sizmologjisë NORSAR, i tha CNN se sensorët “zbuluan sinjale sizmike, të magnitudës 2.5 deri në 2.8, në veriperëndim të Rusisë, të cilat duket se lidhen me sulmin me dron të nisur nga Ukraina”./UBTNews/