Ndërsa forcat ukrainase marrin pjesë të territorit në rajonin e Kharkiv, ato po pretendojnë gjithashtu suksese në rajonin jugor të Khersonit.
“Ka një lajm të mirë: po përparojmë….ne kemi avancuar në pozicionet e armikut nga dy deri në dhjetëra kilometra në zona të ndryshme. Por ende nuk po shpallim emrat e vendbanimeve dhe drejtimet në të cilat kemi sukses”, tha Natalia Humeniuk, zëdhënëse e forcave të mbrojtjes në jug në televizionin ukrainas të premten.
Por ajo tha se forcat ruse vazhduan të godasin nga ajri.
“Ata janë të dobët në tokë, ata përpiqen të godasin pozicionet e civilëve, zonat e populluara dhe zonat e pasme”.
Humeniuk pohoi gjithashtu se disa njësi ruse po refuzonin të luftonin.
CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimet e Ukrainës. Shumë pak dëshmi video janë shfaqur nga fronti jugor në ditët e fundit në lidhje me situatën në fushën e betejës./UBTNews/