Ukraina pret të korrë të paktën 50 milionë tonë drithë në vitin 2022 – shumë më pak se 85 milionë tonë që prodhoi vitin e kaluar, por ende mbi pritjet që kanë pasur, tha Taras Vysotskyi, zëvendësministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës.
Vysotskyi vazhdoi duke thënë se Ukraina do të duhej të eksportonte të paktën një pjesë të atij drithi.
“Ne kemi konsum të brendshëm më pak se 20 milionë tonë, që do të thotë se të paktën 30 milionë tonë të korra do të duhet të eksportohen”, tha ai.
Ai tha gjithashtu se prodhimi i grurit do të jetë i një cilësie të konsumit ushqimor./UBTNews/