Ukraina shpreson për premtime të shpejta nga Perëndimi pas prezantimit të “planit të fitores” për ndihmat ushtarake në luftën kundër agresionit rus. Andrij Jermak, kreu i zyrës presidenciale, theksoi se ndihma nuk është çështje ditësh, por orësh. Ai shprehu besimin se partnerët perëndimorë e kuptojnë rëndësinë e planit.
Detajet e plani të prezantuar nga presidenti Zelenski ende nuk janë zbuluar. Gjatë javës së kaluar, Zelenski zhvilloi një tur në Paris, Romë, Londër dhe Berlin, ku u takua me liderë evropianë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz. Ukraina kërkon leje për të sulmuar me raketat me rreze të gjatë veprimi objektiva ushtarake brenda territorit rus dhe përforcimin e mbështetjes për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Rusisë.
Pas kthimit nga turin evropian, Zelenski njoftoi se do të ketë më shumë ndihma ndërkombëtare. Ai theksoi se bota është e gatshme të mbështesë Ukrainën në vitin e tretë të luftës. Presidenti bëri thirrje për unitet dhe veprime të koordinuara nga partnerët perëndimorë për të siguruar mbështetje të nevojshme për popullin ukrainas./UBTNews/