UBT News

Ukraina po rrëzon 85% të dronëve, por ka nevojë për mbështetje nga Perëndimi që të parandalojë Iranin

Ukraina po rrëzon 85 për qind të dronëve “kamikazë” të prodhimit iranian që po përdoren nga Rusia, por ka nevojë për mbështetje për të parandaluar Teheranin të shesë raketa balistike, tha një zëdhënës i forcave ajrore, Yuriy Ihnat.

“Nëse marrim dy javët e fundit dhe rezultatet në rrëzimin e dronëve, mbrojtja jonë ajrore është 85% efektive”, tha Ihnat në një konferencë.

“Tani kemi mësuar t’i njohim dhe t’i rrëzojmë në mënyrë më efektive”.

Ndërkohë, Teherani mohon furnizimin e Moskës me drone Shahed-136 dhe Kremlini mohon që forcat e tij të kenë përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën.

Por SHBA-ja ka akuzuar Iranin se është përfshirë drejtpërdrejt dhe tha se trajnerët e tij ushtarakë po ndihmonin forcat ruse të përdorin dronët në Krime.

Që nga 10 tetori, Rusia ka shtuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës dhe infrastrukturës kritike, duke e lënë Ukrainën të vuajë nga ndërprerjet e energjisë elektrike./UBTNews/

Exit mobile version