Ukraina po planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimet e tyre ndaj produkteve të saj bujqësore, sipas një raporti të Politico.
Kievi mund të vendosë masa reciproke ndaj Polonisë nëse Varshava nuk i heqë masat, tha përfaqësuesi ukrainas i tregtisë Taras Kachka për gazetën.
“Ne do të detyroheshim të hakmerremi për produktet shtesë dhe do të ndalonim importin e frutave dhe perimeve nga Polonia”, citoi Politico të thoshte ai.
“Është e rëndësishme të vërtetohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore”./UBTNews/