Ukraina po kufizon përdorimin e energjisë në përgjigje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike, të cilat kanë ngritur shqetësime se si vendi i shkatërruar nga lufta do të mbijetojë muajve të dimrit.
Ukrainasve iu kërkua që të të përdorin sa më pak energji elektrike nga ora 07:00-22:00, raportojnë mediat e huaja.
Kompania kombëtare e energjisë “Ukrinergo” u tha ukrainasve që të karikojnë telefonat e tyre dhe bateritë dhe të sigurohen që të kenë gati elektrikë dore, përpara se ndërprerjet që mund të zgjasin deri në katër orë.
Në kryeqytet, Kiev, energjia elektrike u ndërpre për pak kohë në disa familje në mbrëmjen e së mërkurës vonë.
Në fillim të javës së kaluar, ushtria ruse përdori gjithnjë e më shumë raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani për të shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, përfshirë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.