UBT News

“Ukraina përfundimisht do ta fitojë luftën”: Eksperti parashikon se lufta do të përfundojë në fund të verës së vitit 2023

Mike Martin që kreu studimet e luftës në King’s College në Londër, beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të verës së vitit 2023. Sipas tij, “titulli i kësaj lufte është se Ukraina përfundimisht do ta fitojë atë”.

Duke folur për Times Radio, Martin tha: “Me fitore, unë nënkuptoj dëbimin e ushtrisë ruse nga territori sovran ukrainas, përfshirë Krimenë dhe Donbasin. Kështu e përcaktojnë fitoren ukrainasit. Logjistika është krejtësisht çelësi i luftës. Amatorët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin për logjistikën. Kjo është në të vërtetë ajo që ukrainasit kanë vendosur të bëjnë”.

“Në gusht, presidenti Zelenskyy tha që nga shtatori ne do të fillojmë t’i tërheqim rusët nga Khersoni. Ja ku jemi, dy muaj më vonë, dhe rusët po tërhiqen nga Khersoni. Ajo që ukrainasit e kanë bërë sistematikisht gjatë dy ose tre muajve të fundit është se ata e rrëzuan urën e Kerçit, e cila ishte një linjë kryesore furnizimi. Ata kanë sulmuar depot hekurudhore, deponitë e karburantit, linjat hekurudhore. Një ushtri që nuk furnizohet nuk mund të mbrohet, dhe kështu rusët janë detyruar të tërhiqen”, deklaroi ai tutje.

Martin arriti në përfundimin se lufta mund të “përfundojë” në fund të verës së vitit 2023, pas një shtytjeje nga të dyja palët në mars dhe një “pauze dimërore”./UBTNews/

Exit mobile version