Ukraina nisi sulme me raketa me rreze të gjatë mbi forcat ruse në Ukrainën jugore dhe shkatërroi një depo municionesh, tha ushtria e saj, ndërsa Rusia vazhdoi të sulmonte lindjen e vendit.
Sulmi në Nova Kakhovka në rajonin Kherson la të paktën 52 persona të vdekur, tha ushtria e Ukrainës të martën. Autoritetet e vendosura nga Rusia në qytet thanë se të paktën shtatë persona ishin vrarë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Sulmi erdhi pasi Uashingtoni furnizoi Ukrainën me sisteme të avancuara të artilerisë mobile HIMARS, të cilat Kievi thotë se forcat e tij po i përdorin me efikasitet në rritje./UBTNews/