Ukraina edhe zyrtarisht ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj në territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.
Zelensky mes tjerash deklaroi se Ukraina do të ofrojë armë për çdokënd që do. Javët e fundit janë shpërndarë shumë fotografi të civilëve ukrainas që i nënshtroheshin trajnimit bazë ushtarak në javët e fundit ndërsa tensionet u rritën me Rusinë./UBTNews/