Ukrainasit kanë mbajtur një ceremoni për të nderuar ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës aktuale kundër Rusisë, e cila është në vazhdim e sipër.
Ceremonia u mbajt në varrezat Lychakiv në qytetin Lviv që ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës.
Flamuj ukrainas u vendosën në varret e ushtarëve të vrarë, teksa të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave, si dhe u bë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar të Ukrainës.
Si pasojë e luftës që filloi tre vjet më parë, mbi 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa miliona të tjerë kanë lëshuar vendin.
Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 12.450 civilë ukrainas janë vrarë në luftë gjatë periudhës trevjeçare.