Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ka mohuar se vendi ishte përgjegjës për një sulm të raportuar në një depo ruse të karburantit. Moska e ka fajësuar Ukrainën.
“Për disa arsye ata thonë se ne e bëmë atë, por në fakt kjo nuk korrespondon me realitetin”, tha Oleksiy Danilov në televizionin ukrainas të premten.
Guvernatori i qytetit Belgorod, Vyacheslav Gladkov tha përmes një mesazhi në Telegram se “ka pasur zjarr në depon e naftës për shkak të një sulmi ajror të kryer nga dy helikopterë të ushtrisë ukrainase, të cilët hynë në territorin rus në lartësi të ulët”./UBTNews/