Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka mohuar raportimet se qyteti jugor i Khersonit është pushtuar nga Rusia.
“Duke u bazuar në informacionet që kemi nga brigada jonë, beteja është duke vazhduar. Qyteti nuk ka kapitulluar krejtësisht dhe disa pjesë janë nën kontrolle”, ka thënë një zëdhënës i ministrisë.
Mediat ruse raportuan sot se trupat ruse morën kontrollin e qytetit./UBTNews/