UBT News

Ukraina mohon pretendimet ruse se forcat e Putinit e kanë kapur Soledarin

Ukraina ka mohuar zyrtarisht deklaratat e ministrisë ruse të mbrojtjes për kapjen e Soledarit.

“Deklaratat e Ministrisë së Mbrojtjes ruse për kapjen e qytetit nuk janë të vërteta. Beteja po zhvillohet në Soledar”, tha Serhiy Cherevati, zëdhënës i grupit lindor të ushtrisë ukrainase.

Fitorja do t’ua mundësojë trupave ruse të ndërpresin rrugët e furnizimit të Ukrainës në qytetin më të madh të Bakhmutit, informoi Ministria ruse e Mbrojtjes./UBTNews/

Exit mobile version