Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e shtatorit në tubacionet Nord Stream, të cilat u ndërtuan për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani.
Mohimi vjen pas një raporti nga New York Times, i cili citon zyrtarë anonimë të inteligjencës amerikane që sugjerojnë se një grup pro-ukrainas ishte fajtor.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas, tha se Ukraina “absolutisht nuk ishte e përfshirë”.
Moska e hodhi poshtë raportin si një “fushatë të koordinuar të mediave të lajmeve të rreme”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov vuri në dyshim se si SHBA mund të bënte supozime pa një hetim. “Është e qartë, autorët e sulmit duan të largojnë vëmendjen”, i tha ai agjencisë shtetërore të lajmeve Ria-Novosti.
Mediat gjermane thonë se hetuesit besojnë se kanë identifikuar varkën e përdorur për të vendosur eksplozivët./UBTNews/