Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba vlerësoi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës me Rusinë, duke thënë se Gjermania tani ka lëvizur në “drejtimin e duhur” pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit, përcjell UBT News.
“Ne shohim një pozicion në zhvillim të Gjermanisë për çështjet më të rëndësishme — ky pozicion po shkon në drejtimin e duhur”, u tha sot Kuleba gazetarëve në Berlin.
“Kjo mund të jetë furnizim me armë për Ukrainën ose sanksione që duhet të vendosen kundër Rusisë”, tha ai. “Ne shohim dinamikën pozitive”.
Në muajt e fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Olaf Scholz janë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend gjoja se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus./UBTNews/