Ukraina njoftoi të hënën kthimin e 22 ushtarëve pas shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, ka thënë se ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen rehabilitimit fizik dhe psikologjik.
“22 ushtarë të tjerë ukrainas u kthyen sot në shtëpi… Ushtarët e liruar do t’i nënshtrohen një rehabilitimi fizik dhe psikologjik dhe do të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka shkruar ai në Telegram.
Ai falënderoi Shtabin Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, duke thënë: “Duhet të përmbushim detyrën e presidentit dhe të kthejmë të gjithë njerëzit tanë”.
Më shumë se 2 mijë të burgosur janë shkëmbyer midis Kievit dhe Moskës që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, sipas shifrave të përpiluara nga AA.