Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i minierave të kripës, Soledar, tha një zëdhënës ushtarak për CNN, të mërkurën.
Rusia tha në fillim të këtij muaji se forcat e saj e kanë kapur Soledarin, por ukrainasit nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë më herët.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës u tërhoqën nga Soledar për të shpëtuar jetën e personelit të tyre”, tha Serhii Cherevatyi, një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Ukrainës. “Ne u tërhoqëm siç ishte planifikuar, njësi për njësi”.
Cherevatyi tha se qyteti i afërt i Bakhmutit mbetet nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse dhe se “luftime të ashpra po zhvillohen atje”./UBTNews/