Ushtria ukrainase ka konfirmuar një goditje në urën Antonivskyi pranë Khersonit në jug të Ukrainës.
Mediat ruse raportuan gjatë ditës se tre civilë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Deklarata e mediave ruse bie ndesh me atë të ukrainasve. Nataliia Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Operative të Ukrainës në jug, tha se ata që vdiqën ishin ushtarë rusë. Ajo tha se zyrtarët rusë kanë udhëzuar qytetarët e asaj zone të qëndrojnë në shtëpi pas orëve të shtetrrethimit.
Ukraina ka përqendruar sulmet e saj në linjat ruse të furnizimit, duke bombarduar urat për të ndërprerë kalimin. Ura Antonivskyi lidh Khersonin e pushtuar nga Rusia me bregun e majtë të lumit Dnipro./UBTNews/