“Ukraina kërkon qasje të menjëhershme në vendin e shpërthimit”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.
Ai gjithashtu thotë se Kievi është gati të dorëzojë prova për pretendimet e tij se Rusia ishte përgjegjëse për goditjen, pas akuzave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kundër Moskës.
Kremlini ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimin. Udhëheqësit perëndimorë kanë qenë rezistent për të fajësuar Moskën, me presidentin amerikan i cili tha se nuk ka gjasa që raketa të ketë ardhur nga Rusia.
Në postimin e tij në Twitter, Danilov gjithashtu u bën thirrje aleatëve të Ukrainës që të japin informacionin që ka bërë që disa të arrijnë në përfundimin se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase që vrau dy persona.
Kërkesa për akses ende nuk është aprovuar./UBTNews/