Kryeministri ukrainas, Denis Shmigal ka thënë sot se ai kishte nënshkruar një kërkesë zyrtare drejtuar qeverive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore.
“Këto dy vende kanë shkelur detyrimet e tyre dhe kanë drejtuar politikën e tyre drejt luftës”, tha Schmigal, raporton Reuters.
Lufta e Rusisë me Ukrainën dhe sanksionet kundër Moskës do të kenë një “ndikim serioz” në ekonominë globale, paralajmëroi më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporton “Business Today”.