Zyrtarët ukrainas thonë se ka pasur pesë sulme në qytetin port të Odesës këto ditë nga forcat ruse duke përdorur dronët iranianë të blerë së fundmi.
Rusia kishte përdorur dronët kamikaz Shahid-136 të prodhuar nga Irani kundër qytetit “për disa ditë me radhë”, tha Serhii Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake civile të rajonit Odesa.
“Armiku po përpiqet të shpëtojë raketat e tij […] sepse këta dronë janë shumë më të lirë. Dhe ata nuk punojnë vetëm, por ndonjëherë në çifte. Madje vërejmë se armiku mund të lëshojë disa dronë të tillë kamikaze gjatë një sulmi”.
Në sulmet e fundit me dron, “ka pasur dy goditje, një dron kamikaz është shkatërruar, por ka ndodhur një shpërthim në territorin e këtij objekti ushtarak…Nuk ka pasur viktima”, shtoi ai.
Më vete, Natalia Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Operacionale Jug, tha se mostrat e dronëve po studioheshin për të zhvilluar mënyra për t’i shkatërruar ato./UBTNews/