Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksandr Kubrakov tha se si pasojë e sulmeve ruse me dronë në portin e lumit Danub të Izmailit në jug të Ukrainës u shkatërruan 13 mijë tonë drithë.
Në Telegram, Kubrakov shkroi se kapaciteti i eksportit të portit është ulur me 15 për qind nga sulmet dhe shtoi se: “Rusia po godet sistematikisht magazinat e grurit për të ndalur eksportet bujqësore”./UBTNews/