UBT News

Ukraina ka tërhequr 307 fëmijë nga territoret e pushtuara

Ukraina ka tërhequr 307 fëmijë nga territoret e pushtuara nga Rusia, njoftoi të hënën Avokati i Popullit. Në mesin e tyre është edhe një 8-vjeçar që u ribashkua me gjyshen e tij.

“Në fund të shkurtit, zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut mori kërkesën për të ndihmuar në kthimin e një fëmije që ishte në territorin e pushtuar përkohësisht nga Rusia”, njoftoi Dmytro Lubinets, avokati i popullit, përmes Telegramit.

Autoritetet e Ukrainës vlerësojnë se më shumë se 16 mijë fëmijë janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i luftës. Rusia i mohon akuzat, duke këmbëngulur se ka evakuuar vullnetarisht njerëz nga Ukraina./UBTNews/

Exit mobile version