UBT News

Ukraina ka rrëzuar më shumë se 300 dronë të prodhuar nga Irani

Deri më tani Ukraina ka rrëzuar më shumë se 300 dronë iranianë Shahed-136 ‘kamikaze’, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuriy Ihnat, në një konferencë të premten.

Dronët janë armë kyçe në arsenalin e Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe muajin e kaluar janë përdorur shumë shpesh për të goditur infrastrukturën e energjisë.

Irani i ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po e furnizon Rusinë me dronë./UBTNews/

Exit mobile version