Deri më tani Ukraina ka rrëzuar më shumë se 300 dronë iranianë Shahed-136 ‘kamikaze’, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuriy Ihnat, në një konferencë të premten.
Dronët janë armë kyçe në arsenalin e Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe muajin e kaluar janë përdorur shumë shpesh për të goditur infrastrukturën e energjisë.
Irani i ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po e furnizon Rusinë me dronë./UBTNews/