Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 16 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës deri të premten, tha Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sulmet vijnë një ditë pasi Rusia nisi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Dronët “sulmuan Ukrainën nga drejtimet juglindore dhe veriore. Për të kapërcyer sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, armiku u përpoq të përdorte shtratin e lumit Dnipro”, thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore.
“Të 16 dronët kamikaze u shkatërruan nga forcat dhe pajisjet e komandave ajrore” thuhet mes tjerash në deklaratë, përcjell UBT News.
Pesë dronë u rrëzuan mbi kryeqytetin e Kievit në orët e para të së premtes, tha administrata ushtarake e qytetit në një postim në Telegram.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shtoi në një postim në Telegram se dy drone të tjerë u rrëzuan jashtë qytetit, duke e çuar numrin total të të shtënave mbi rajonin e Kievit në shtatë./UBTNews/