Të drejtat politike dhe liritë civile në Ukrainë kanë rënë me 11 pikë pas pushtimit rus të vendit në vitin 2022, sipas një raporti të ri nga Freedom House.
Ukraina tregoi rënien e dytë më të madhe të indeksit të lirive të çdo vendi në vitin 2022, sipas raportit vjetor Liria në Botë të publikuar nga organizata me bazë në SHBA.
Raporti fajësoi Moskën për rënien.
Raporti thoshte“Putini ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra civilëve ukrainas, si dhe ushtarëve nga të dyja anët, shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore, zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, një përhapje të torturës dhe dhunës seksuale, dhe intensifikimin e represionit tashmë të ashpër brenda Rusisë”./UBTNews/