UBT News

Ukraina ka ‘mbështetje të pakushtëzuar’ nga blloku, thotë shefja e BE-së

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka përsëritur “mbështetjen e pakushtëzuar” të bllokut për Ukrainën ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon.

Duke folur përpara një samiti BE-Ukrainë, zonja von der Leyen tha se vendi duhej të mbizotëronte kundër sulmeve ruse për të mbrojtur vlerat evropiane.

“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha ajo në Duesseldorf, Gjermani, të shtunën.

Ukraina“po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha ajo.

Samiti BE-Ukrainë do të zhvillohet më 3 shkurt./UBTNews/

Exit mobile version