Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale të rreth 80 prej tyre, tha të martën prokurori i lartë i Kievit.
Në listën e të dyshuarve janë “ushtarakë të lartë, politikanë dhe agjentë të propagandës së Rusisë”, tha prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova, në një konferencë shtypi në Hagë. Venediktova tha se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kanë vendosur t’i bashkohen një ekipi hetimor ndërkombëtar në Ukrainë./UBTNews/