Ukraina ka goditur një objekt të mbrojtjes ajrore ruse në bregun perëndimor të Krimesë së pushtuar, tha Qendra për Komunikime Strategjike e Kievit, sipas The Kyiv Independent.
Më herët gjatë ditës, kanali rus Telegram Astra pretendoi se një sulm raketor ukrainas goditi një bazë të forcave ruse të mbrojtjes ajrore pranë fshatit Olenivka në pjesën perëndimore të Krimesë.
Sipas burimeve të Astra, sulmi plagosi 17 ushtarë rusë dhe u dëmtuan pesë automjete ushtarake.
Në raportin e saj, ushtria e Ukrainës tha se sulmi i saj pranë Luhanskut të pushtuar më 25 tetor goditi një sistem rus të mbrojtjes ajrore S-400./UBTNews/