UBT News

Ukraina: Janë riatdhesuar trupat e 64 ushtarëve të tjerë ukrainas që vdiqën në Mariupol

TOPSHOT - An aerial view shows ruins of the Azovstal steel plant in Mariupol, amid the ongoing Russian military action in Ukraine, on June 13, 2022. (Photo by Andrey BORODULIN / AFP) (Photo by ANDREY BORODULIN/AFP via Getty Images)

Trupat e 64 ushtarëve të tjerë ukrainas që vdiqën duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, (që ndodhet në juglindje të Ukrainës), janë riatdhesuar në territorin e kontrolluar nga qeveria, tha të martën ministria.

“Ukraina ka kthyer trupat e 64 mbrojtësve heroikë të Azovstal për varrimin e tyre dinjitoz”, thuhet në deklaratë. “Procesi i kthimit të trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas vazhdon”.

Ministria tha se trupat u riatdhesuan në një “shkëmbim”./UBTNews/

Exit mobile version